Gjendet i vdekur pranë banesës një 46-vjeçar në Pogradec, vuante nga probleme të shëndetit mendor

Nga A2 CNN
28 Maj 2024, 08:15 | Kronikë

Gjendet i vdekur pranë banesës një 46-vjeçar në

Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Selcë e Poshtme në Pogradec. Sipas policisë, trupi i të ndjerit është gjetur nga familjarët e tij, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sipas dëshmisë së familjarëve thuhet se 46-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Njoftimi i Policisë:

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, përpara banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi S. O., 46 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 46-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos