Shmanget tragjedia, goditi me çekiç në kokë të dashurin e ish-partneres së tij, arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali

Nga A2 CNN
29 Prill 2024, 10:36 | Kronikë

Shmanget tragjedia, goditi me çekiç në kokë të

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali nën akuzën për tentativë vrasjeje. 36-vjeçari, me një çekiç në dorë, ka sulmuar të dashurin aktual të ish-partneres së tij, duke i shkaktuar lëndime shumë të rënda në kafkë.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Prato dhe vetëm ndërhyrja e shpejtë e autoriteteve, ka parandaluar vrasjen. Ndërkohë, i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos