Shqiptari i Kosovës qëllon për vdekje pronarin e lokalit në Gjermani

Nga A2 CNN
29 Prill 2024, 08:15 | Kronikë

Shqiptari i Kosovës qëllon për vdekje pronarin e lokalit në

Një shqiptar nga Kosova, 52 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri pronarin e një lokali në Dusseldorf të Gjermanisë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 02:45 të mëngjesit, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Sipas dyshimeve, debati ka vazhduar edhe jashtë lokalit, ku i dyshuari ka qëlluar në drejtim të viktimës 38-vjeçar duke e lënë të vdekur, shkruajnë mediat gjermane.

Shqiptari i Kosovës qëllon për vdekje pronarin e lokalit në

Mësohet se i dyshuari nuk ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe Policia e ka arrestuar pa rezistencë. Ekipet mjekësore kanë konfirmuar vdekjen e pronarit të lokalit. Policia gjermane ka arrestuar shqiptarin dhe menjëherë e ka marrë në pyetje mbi rrethanat e krimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos