Atentati në Don Bosko, A2 siguron foton e mjetit të autorëve

Nga A2 CNN
4 Shtator 2024, 12:36 | Kronikë
Atentati në Don Bosko, A2 siguron foton e mjetit të autorëve
Fotot e siguruar nga gazetari Julian Kasapi

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin e një dite më parë në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku mbetën të plagosur 45-vjeçari Kastriot Elezaj dhe 22-vjeçari Ronaldo Metushi.

Gazetari i A2 CNN Julian Kasapi ka mundur të sigurojë foton që dyshohet se u përdor nga autorët dhe me të cilën ata u larguan nga vendngjarja, për ta djegur disa momente më pas.

Mjeti është gjetur i djegur në zonën e Qerekës, territor nën varësinë e Komisariatit Nr. 5. Brenda këtij mjeti është gjetur edhe një armë zjarri, për të cilën ekspertiza është duke kryer veprimet e mëtjeshme hetimore.

Dy të plagosurit kanë lidhje shoqërore ndërsa po verifikohet dhe e kaluara e tyre. Njëri prej tyre, Kastriot Elezaj rezulton të jetë me precedentë penalë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos