Ndërron jetë i paraburgosuri në QSUT, zbardhen shkaqet

Nga A2 CNN
4 Shtator 2024, 11:39 | Kronikë

Ndërron jetë i paraburgosuri në QSUT, zbardhen shkaqet

Një 49 vjeçar i paraburgosur në burgun e Korçës ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në repartin e Reanimacionin Qendror të QSUT-së.

Aurel Sabriu ishte shoqëruar në Spitalin Rajonal Korçë, pasi humbi ndjenjat në dhomën e tij pas takimit me të atin.

Me rekomandim të mjekëve të spitalit, ai u transferua dhe u shtrua në Reanimacionin Qendror në QSUT për shkak të problemeve kardiake, raporton A2.

I paraburgosuri Aurel Sabriu ishte arrestuar për dhunë në familje dhe ishte transferuar në IEVP Korçë nga Komisariati i Policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos