Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq, plagosen 4 persona, mes tyre një 8-vjeçar

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2025, 12:04 | Kronikë
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq,
Pamje nga vendngjarja

Një bombol gazi ka shpërthyer në një fshat të Maliqit mëngjesin e ditës së sotme.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se shpërthimi ka shkaktuar plagosjen e 4 personave, mes të cilëve edhe një fëmijë 8-vjeçar.

Të plagosurit e tjerë janë nga mosha 26-32 vjeçare, të cilët ndodhen në spitalin rajonal të Korçës për mjekim të specializuar.

Po ashtu bëhet me dije se nga shpërthimi të dëmtuarit kanë marrë djegie në pjesën e fytyrës, shkruan A2 CNN.

Jetnor Mucollari, kryefamiljari i kësaj banese tregon se gjithçka ka ndodhur në momentin e ndërrimit të kokës së bombolës.

Nisur nga ngjarje të tilla që nuk kanë qenë të pakta, policia e Korçës u ka kërkuar qytetarëve që kanë zgjedhur të ngrohen me gaz, të bëjnë kujdes në përdorimin e bombolave të gazit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos