
Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi me lëndë plasëse në fshatin Mamaj në Tepelenë, pranë banesës së njërit prej tyre.
Sipas njoftimit të policisë Xh. S. (28 vjeç) dhe L. Sh. (36 vjeç), ishin duke qëndruar pranë banesës së 28-vjeçarit kur u dëmtuan nga shpërthimi i një lënde plasëse, lloji i së cilës ende nuk është përcaktuar.
Të dy janë transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe aktualisht ndodhen nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të bluzave të bardha.
"Rreth orës 13:40, janë dërguar në spital shtetasit Xh. S., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Mamaj, dhe L. Sh., rreth 36 vjeç, banues në Memaliaj (shokë me njëri-tjetrin), të cilët dyshohet paraprakisht se janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të papërcaktuar, në një ambient ngjitur me banesën e shtetasit P. S, (babai i shtetasit Xh. S.), në fshatin Mamaj.", njofton policia. (A2 Televizion)