Shpërthim me tritol në një market në Kinostudio, objekti në një pallat banimi

Nga Igli Çelmeta
25 Maj 2026, 09:37 | Kronikë

Shpërthim me tritol në një market në Kinostudio, objekti

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një market në një pallat në Kinostudio këtë të hënë, raporton A2CNN.

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Pronarët kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me persona të tjerë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur autorin një person i maskuar afrohet pranë objektit dhe vendos lëndën plasëse duke u larguar më pas në këmbë.

Në njoftimin e Policisë mbi rastin thuhet: "Rreth orës 04:15, në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në pjesën e jashtme të marketit në pronësi të shtetasit L. L., dyshohet se te motori i kondicionerit, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos