Shpërthim tritoli në një pallat në Pogradec

Nga A2 CNN
22 Korrik 2024, 07:42 | Kronikë

Një shpërthim tritoli është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hënë në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur rreth 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë,  në afërsi të banesës së shtetasit M. B..

Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale.

“Pogradec/Informacion paraprak. Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë,  në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton Policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos