Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një sasi e vogël lënde plasëse ishte vendosur në një godinë boshe, nga persona ende të paidentifikuar.
Nga shpërthimi ka pasur dëme të vogla materiale, teksa policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)