Arian Kraja, punonjës i OSSH-së, ka ndërruar jetë pas tre muajsh në gjendje kome.
Ai tregoi heroizëm të rrallë, duke shpëtuar jetën e dy fëmijëve që rrezikonin të mbyteshin në Velipojë. Megjithëse arriti t'i shpëtojë ata, vetë pësoi dëmtime të rënda dhe nuk arriti të rikuperohej.
Lajmi u konfirmua nga OSSH që ndau një postim prekës në rrjetet sociale.”Me keqardhje të thellë Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH, ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të dashur, Arjan Kraja.
Gjatë viteve të tij në detyrë si shef grup, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në punë, si dhe mirësinë e tij njerëzore, që e bënte të respektuar e të dashur nga të gjithë kolegët.
Në këto momente të dhimbshme, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij”. (A2 Televizion)