Arrestimi i nipit të Avdylajt, policia e shtrin në tokë në momentin e arrestimit

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 10:01 | Kronikë

Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja në lidhje me arrestimin e të shumërkërkuarit, Aldo Avdylit.

Sipas policisë, 37 vjeçari Avdyli u arrestua në Tiranë, në një apartament në zonën e Kopshtit Zoologjik.

Gjatë ndërhyrjes në banesën ku fshihej 37-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Ky shtetas akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale "Vrasja me paramendim", kryer për hakmarrje, "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos