“Shqiptarët paguajnë vrasës të huaj”, eksperti i sigurisë analizon skemat e krimit

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2025, 08:56 | Kronikë

“Shqiptarët paguajnë vrasës të huaj”, eksperti i

Fatjon Softa, i ftuar në studion e “Dita Jonë” në A2CNN, u shpreh se skemat e krimeve në Shqipëri janë të njëjta.

“Është kthyer në një lloj profesioni ky i vrasësit me pagesë. Po përdoren dhe ka pasur raste që kanë qenë vrasës të huaj me pagesë. Shqiptarët po paguajnë vrasës nga vende të tjera sepse identifikohen më pak dhe pasi largohen nga Shqipëria, është më e vështirë për t’u kapur”, shpjegoi Softa.

“E zgjedhin këtë gjë sepse e kanë hallin te porositësi, jo te atentatori. I paguajnë edhe me çmime shumë të larta të huajt”, shtoi Softa.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos