Situata nga zjarri në Pilur ende jashtë kontrollit, ndërhyhet me helikopter

Nga A2 CNN
23 Qershor 2025, 13:25 | Kronikë

Situata nga zjarri në Pilur ende jashtë kontrollit, ndërhyhet me

Vijon të jetë jashtë kontrollit situata nga zjarret në zonën e Pilurit në Himarë.

Zjarrfikësit dhe helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit në kodrat e Pilurit.

Flakët vijojnë të përhapen për shkak të erës dhe terrenit të vështirë, ndërsa autoritetet janë në terren me forca të shtuara.

Situata mbetet shqetësuese dhe në monitorim të vazhdueshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos