Një aksident rrugor në zonën e Skelës në Vlorë, përveç përplasjes së dy makinave, përfundoi edhe në sherr fizik mes të përfshirëve, shkruan A2 CNN.
Njëri prej tyre nuk është mjaftuar me kaq, por pas aksidentit nisi të godasë disa herë me makinën e tij automjetin tjetër, duke e nxjerrë nga rruga, bashkë me shoferin brenda.
Fatmirësisht ai arriti të dalë pa pësuar lëndime, ndërsa të dyja makinat pësuan dëme të konsiderueshme materiale. Shoferi agresiv u shoqërua në polici.
(A2 Televizion)