SPAK jep pretencën për dosjen “5D”, ja sa vite burg kërkohet për të akuzuarit

Nga Armand Bajrami
17 Shkurt 2026, 10:21 | Kronikë

SPAK jep pretencën për dosjen “5D”, ja sa vite burg

SPAK ka dhënë sot pretencën për të akuzuarit e dosjes “5D”, ku në total kërkohen 39 vite burg për ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë, raporton A2CNN. Më konkretisht SPAK kërkon 11 vite burg për Redi Mollën dhe 9 vite burg për Mariglen Qaton. 

Ndërkaq për të akuzuarit e tjerë, Taulant Tusha kërkohet 4 vite burg, Enton Punavija 3 vite burg, Julian  Zanaj  3 vite burg, Albano Janku 2 vite burg dhe Nestor Muhametllari 7 vite burg.

Molla, Qato dhe Tushe kanë edhe dënim plotësues, përkatësisht 5 vjet heqje të drejtës për ushtrim të funksioneve publike.

E ashtuquajtura kompania “5D Konstruksion”, dyshohet se kontrollohej ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Të pandehurit e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, si ortakë fiktivë në aktet e rregjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe miqësore.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos