SPAK "kopsit" dosjen, dështon njoftimi i Metës, Kryemadhi: Asnjë qindarkë prej tij

Nga Armand Bajrami
29 Korrik 2025, 19:37 | Kronikë

SPAK "kopsit" dosjen, dështon njoftimi i Metës, Kryemadhi:

SPAK ka kopsitur dosjen penale ndaj Ilir Metë e të bashkëpandehurve të tij dhe të martën në orën 10:00 kishte planifikuar t’ia njoftonte zyrtarisht mbylljen e hetimeve.

Por ish-presidenti i Republikës, i marrë i pandehur për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë” nuk u shoqërua nga paraburgimit 313 drejt SPAK. Shkak u bë avokati i tij, Kujtim Cakrani, i cili kërkoi kohë deri të hënën për shkak se ndodhej në një udhëtim jashtë vendit.

Vetë ish-kreu i shtetit tha mes një postimi në Facebook se nuk kishte ftese a shkresë nga SPAK, por se vetëm mëngjes një gardian ia kishte komunikuar verbalisht se duhet të shkonte prokurori. Ai shprehu gatishmëri për t’u paraqitur sapo avokati i tij ta kishte të mundur.  Ndërsa ish-bashkëshortja e tij, po me tre akuza penale mbi shpatulla nga SPAK, iu gëzua mes batutash gjetjes së një unaze para se të njihej me mbylljen e hetimit, shkruan A2 CNN.

Pas gati 1 orë qëndrimi në SPAK, Kryemadhi shpjegoi marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin Ilir Meta, përfshi aspektin financiar.

Pas Kryemadhit me përfundimin e hetimit u njoh edhe nëna e saj, Fatime Kryemadhi, e marrë e pandehur për “pastrim të parave”. Ndërsa një ditë më parë, në SPAK ishin të pandehurit e tjerë të çështjes, Ema Ccoku dhe Piro Xhixho.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos