Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e 21 pasurive me vlerë totale 9,3 milionë euro, të cilat i përkasin personave nën hetim për grup të strukturuar kriminal dhe vepra të tjera të rënda penale, raporton A2 CNN.
Gjykata ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e paluajtshme dhe luajtshme, si më poshtë vijon:
I. Pasuri në emër të “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” sh.p.k. (NIPT J87824603F):
Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126
Pasuria me nr. 1/542 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 125
Pasuria me nr. 1/541 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 124
Pasuria me nr. 1/540 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 123
Pasuria me nr. 1/536 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 118
Pasuria me nr. 1/434 ndodhur në ZK 2446, Vol 16 Fq 77
Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126
Pasuria me nr. 1/538 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 120
Pasuria me nr. 1/38 ndodhur në ZK 2446, Vol 06, Fq 202
II. Apartamente banimi:
10. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.02.L me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 134.56 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
11. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T1.03.D me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 115.15 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
12. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.09.F me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 154.81 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
13. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.03.N me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 163.46 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
14. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.04.M me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 196.61 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
15. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T3.01.H me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 195.70 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
16. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.05.A me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 134.56 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
III. Parkime:
17. Parkim ndodhur në katin -1, K1/P67
18. Parkim ndodhur në katin -1, K1/P66 + Depo K1/D9
19. Parkim ndodhur në katin -1, K1/P65 + Depo K1/D8
IV. Vila dhe truall në zonën e Mulletit:
20. Vilë e tipit Rose nr. 151 me përbërje 2 kate, 1 kat bodrum me parcelë ndërtimi 818 m2 dhe sip ndërtimi 386 m2, e cila ndodhet në kompleksin rezidencial “Rolling Hills” Mullet, Tiranë.
21. Truall dhe ndërtesë (Vilë individuale 2 kate dhe 1 kat nëntokë: Vila B1-59) me nr. pasurie 38/71, e ndodhur në Mullet regjistruar në Drejtoria Rajonale ASHK Rurale 1 ZK 2735 sip 932 m2 vol 10 f1 168 numër unik 2735010168.
Vlera totale e pasurive të sekuestruara, sipas kontratave të shitblerjes dhe vlerësimeve financiare, është rreth 9 365 922 (nëntë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e njëzet e dy) euro. Kjo shumë dyshohet se përfaqëson përfitime të paligjshme të gjeneruara nga veprimtaria e kontrabandës në kuadër të organizatës kriminale ose grupit të strukturuar kriminal. (A2 Televizion)