
Prokuroria e Elbasanit ka shtrirë hetimin në disa pista për krimet e fundit. Për vrasjen e vëllait të Talo Çelës është shpallur në kërkim Nuredin Dumani, ndërsa nuk përjashtohet dhe mundësia qe Erion Alibej të ketë kontraktuar 37-vjeçarin për ekzekutimin e Bujar Çelës.
Nuredin Dumani, i shpallur në kërkim për vrasjen e Bujar Çelës, ka bërë që prokuroria ta shtrijë hetimin në dy pista krahas asaj për prishjen e pazareve të drogës. Historia nis me vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ku Dumani akuzohet së bashku me vëllain e viktimës, Talo Çela, se kanë kryer ekzekutimin e dyfishtë.
Por, hetuesit kanë dyshime se mes Dumanit dhe Çelës ka pasur mosmarrëveshje kohët e fundit pas eliminimit në Sinaballaj të Rrogozhinës të Klevis Kapllanajt.
3 ditë pas vrasjes së 33-vjeçarit, në automjetin e tij, mëngjesin e 17 shtatorit, u vra dhe Bujar Çela. Kapllanaj dhe Dumani, sipas prokurorisë, kanë qenë miq, ndërsa në vrasjen e të riut, ku si i përfshirë dyshohet Talo Çela, kanë nisur dhe mosmarrëveshjet.
Një tjetër pistë ku janë përqendruar hetimet është edhe përfshirja e Erjon Alibejt, i arrestuar si urdhërues i dy vrasjeve të tjera në Elbasan. Ka dyshime se Dumani është kontraktuar nga 34-vjeçari për të kryer ekzekutimin në shenjë hakmarrjeje. Erjon Alibej është emër i njohur për autoritetet, pasi u arrestua në Itali së bashku me vëllain e tij Endrit Alibej për trafik të lëndëvë narkotike. Por, në dhjetor të 2018-s, Endrit Alibej mbeti i vrarë së bashku me xhaxhain e tij, edhe kjo ngjarje për të cilën dyshohet se është i përfshirë sërish Talo Çela. (A2 Televizion)