Aksident në Korçë, makina del nga rruga

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2024, 08:11 | Kronikë

Aksident në Korçë, makina del nga rruga

Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Korçë - Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas.

Drejtuesi i një mjeti tip "Ford" ka humbur kontrollin e për pasojë, ka dalë jashtë saj duke u përplasur me barrierat mbrojtëse dhe përfunduar në anë të rrugës.

Paraprakisht, mendohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.

Burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka fraktura dhe lëndime por është jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos