Të mbjella në mes të pyllit dhe në kubikë, asgjësohen 4600 rrënjë kanabis në Shkodër

Nga A2 CNN
31 Maj 2024, 11:52 | Kronikë

Të mbjella në mes të pyllit dhe në kubikë,

Dy raste të kultivimit të bimëve narkotike janë goditur nga policia e Shkodrës në orët e fundit, në kuadër të megaoperacionit policor kombëtar, i koduar “Territor i pastër”,

Bimët narkotike u gjetën të mbjella në Postribë dhe në Velipojë, teksa është vënë në pranga një person, si dhe u prodecua penalisht kreu i njësisë administrative.

Në Postribë, u asgjësuan 2946 bimë narkotike dhe 1385 fidanë në kubikë. Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e njësisë administrative Postribë, shtetasin R. M., 34 vjeç;

Në fshatin Baks efektivët zbuluan 290 bimë kanabisi. Bimët ishin të mbjella në një zonë të pyllëzuar teksa u vu në pranga kultivuesi i tyre shtetasi A. T., 43 vjeç.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos