Nëntëmbëdhjetë persona janë vënë në pranga ditën e sotme në kuadër të operacionit “Tempulli 3”. Ndaj këtyrë personave, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Mes të arrestuarve është edhe R. M., me detyrë shofer në Shërbimet Mbështetëse në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Ndërkohë, policia njofton i arrestuari në fjalë nuk është shoferi i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. (A2 Televizion)