Tentoi të kalonte me mbi 220 mijë euro në portin e Durrësit, arrestohet 36-vjeçari

Nga A2 CNN
10 Mars 2025, 10:29 | Kronikë

Tentoi të kalonte me mbi 220 mijë euro në portin e Durrësit,

Tentativa e një të riu për të kaluar kufirin me mbi 200 mijë euro me vete është ndalur nga policia.

Agjentët në portin e Durrësit kanë vënë në pranga 36-vjeçarin, rezident në Itali, që tentoi t’i nxirrte paratë nga Shqipëria, pa i deklaruar.

“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan operacionin “Aseti”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi shqiptar, M. D., 36 vjeç, rezident në Itali, sepse iu gjetën në çantën e shpinës, 223 200 euro që tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar në pkk”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, ku vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e këtyre parave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos