Tha se i rrezikohej jeta në burgun "313", Durim Bami transferohet në Fushë-Krujë

Nga Armand Bajrami
18 Prill 2026, 11:27 | Kronikë

Tha se i rrezikohej jeta në burgun "313", Durim Bami transferohet

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pranoi kërkesën e Durim Bamit për transferim nga paraburgimi "Jordan Misja" në paraburgimin e Fushë Krujës.

Bami, i ekstraduar pak javë më parë nga Dubai kërkoi transferim, me argumentin se në "313" dhe paraburgime të tjera të vendit i rrezikohej jeta.

Sipas tij, në to gjendeshin persona që akuzoheshin për krijim kushtesh për vrasjen e tij.

A2 CNN mëson se zhvendosja e Bamit është realizuar 2 ditë më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos