Dhunuan avokatin, prokuroria kërkon arrest me burg për autorët

Nga A2 CNN
1 Qershor 2024, 08:33 | Kronikë

Dhunuan avokatin, prokuroria kërkon arrest me burg për autorët

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Dritan Nanon dhe Dorian Alian. Ndaj tyre rëndojnë akuzat plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim, kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit po e kryer ne bashkëpunim. Seanca do të zhvillohet sot.

Për Drivald Aliaj, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për të njëjtat akuza si Nano e Alia.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua mëngjesin e 29 majit në zonën e ish-Bllokut. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por gjendja e tij vijon të jetë e rëndë.

Në një deklaratë për mediat, pas ngjarjes, drejtori i Policisë së Tiranës tha se sulmi ndaj avokatit ka ndodhur për shkak të detyrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos