Policia e Kurbinit ka mundur të arrestojë një 42-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar për disa vepra penale.
Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, u kap shtetasin Bledar Baboçi alias Bledar Noka alias Bledar Trokthi, 42 vjeç.
42-vjeçari kërkohej kombëtarisht, pasi autoritetet gjyqësore në Shqipëri e kanë dënuar me mbi 5 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit kriminal. Nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 4 muaj.
Shtetasi Bledar Baboçi, alias Bledar Noka, alias Bledar Trokthi iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. (A2 Televizion)