"Mashtrim e pastrim parash", Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin e Kastriot Ismailajt të CEZ-DIA

Nga Armand Bajrami
31 Maj 2024, 17:29 | Kronikë

"Mashtrim e pastrim parash", Gjykata e Lartë lë në fuqi

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e fajësisë ndaj biznesmenit Kastriot Ismailaj, ish-administratorit të DIA, kompanisë që u kontraktua për borxhet e pambledhura të CEZ. Në gjykatën e Lartë biznesmeni kërkoi shfuqizimin e dënimit me 11 vjet burg marrë nga Shkalla e Parë dhe Apeli i Tiranës, por një kolegj penal vendosi të mos pranojë rekursin e tij, duke lënë të pa ndryshuar dënimi.

Kastriot Ismailaj u fajësua nga dy shkallët më të ulëta për “mashtrimit me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash” më shumë se një herë. Dënimi në fjalë është përfunduar nga biznesmeni, që la qelitë e burgut në shtator të vitit të kaluar.

Përveç fajësisë së tij gjykata e Tiranës më herët ka kaluar në favor të shtetit disa llogari bankare të Ismailajt me një shumë totale prej rreth 4,5 milionë dollarë. Sipas gjykatës, Ismailaj kishte përvetësuar miliona euro gjatë marrëveshjes CEZ-DIA për mbledhjen e borxheve të CEZ. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos