Një atentat me 4 persona të plagosur ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e Lundrës, në Tiranë.
Të katër personat janë dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Dy prej të plagosurve janë të mitur, shkruan A2.
Sipas gazetares Xhensila Kodra, të plagosurit po udhëtonin në të njëjtën makinë dhe ndaj tyre është qëlluar me breshëri nga një automjet tjetër që i kishte zënë pritë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, 11-vjeçari dhe 17-vjeçari janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Dyshohet për konflikt çasti që mund të kenë pasur personat në fjalë, por rezulton se një prej të plagosurve është djali i pronarit të një kompanie private sigurie dhe kështu shtohen pistat e hetimit.
(A2 Televizion)