A2 CNN ka mësuar se dy prej të plagosurve nga ngjarja në Lundër, ku u qëlluan me armë zjarri 4 persona, janë në gjendje të rëndë.
Bëhet fjalë për dy të miturit e moshës 11 dhe 17 vjeç, ndërsa 19-vjeçari është stabël por ende jo jashtë rrezikut.
Sipas burimeve, aktualisht vetëm 34-vjeçari është jashtë rrezikut per jetën.
Të plagosurit janë: Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.
(A2 Televizion)