Vrasje me armë zjarri në Lezhë

Nga A2 CNN
17 Prill 2025, 20:30 | Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Lezhë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës.

“Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë. Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër”, bën me dije policia.

Mësohet se viktimë ka mbetur një i moshuar, i identifikuar si Gjovalin Prendi. Ai është babai i Sidorel Prendit, i njohur edhe si Rohan Brahimi, i cili mbeti i vrarë në një atentat në Athinë, në maj të vitit të kaluar.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar  në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos