U aksidentua në Korçë, i riu dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

Nga Artin Halili
2 Gusht 2025, 20:29 | Kronikë

U aksidentua në Korçë, i riu dërgohet me helikopter drejt

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Drejtuesi i mjetit, i identifikuar si O. Th., ka pësuar dëmtime të rënda dhe fillimisht është transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i riu ndodhet në gjendje kritike për jetën. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë trajtim më të specializuar, shkruan A2 CNN.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar i përmbysur jashtë saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos