Një aksident ka ndodhur rreth orës 09:40 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Shkodër– Velipojë". Policia njofton se shtetasi E. H., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. H.
Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi L. H.. i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal për dy persona të cilët nuk i janë bindur urdhrit të policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Sh., 24 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe shtetasin F. F., 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. N., 45 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik””.
Ndërkaq dy të rinj nga fshati Hajmel kanë bërë kallëzim në policinë e Shkodrës pasi një vajzë nga Kamza i ka kërcënuar nëpërmjet celularit, për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori për shtetasen K. K., banuese në Kamëz, pasi kanë bërë kallëzim shtetasit E. D., 23 vjeç dhe R. D., 24 vjeç, të dy banues në fshatin Hajmel, se kjo shtetase i ka kërcënuar nëpërmjet celularit, për motive të dobëta”.
Ditën e djeshme shtetasi E. N., 37 vjeç, banues në fshatin Spaç, ka kallëzuar se në largësi të Stanit të tij, në bjeshkët e Munelles, në fshatin Mesul, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë të cilët kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja.
Më datë 01.08.2025, ka kallëzuar shtetasi B. J., 87 vjeç, se i kanë vjedhur një shumë parash dhe një celular, në banesën e tij, në fshatin Vorfë, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Luf-Gomsiqe”, dyshohet se për shkak të një shkrëndi elektrike në automjet, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti që drejtohej nga shtetasi B. Ç., 28 vjeç, banues në fshatin Qerret i Madh. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)