U dhunua nga bashkëjetuesi, 34-vjeçarja në Fier hidhet nga ballkoni

Nga A2 CNN
3 Janar 2025, 10:11 | Kronikë

U dhunua nga bashkëjetuesi, 34-vjeçarja në Fier hidhet nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku një 34-vjeçare ka tentuar ti japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës, pasi më parë ishte dhunuar nga bashkëjetuesi i saj.

“Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin A. Y., 45 vjeç, banues në lagjen "Afrim i Ri", Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kërcënuar atë me mjet prerës, e cila nga frika ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni”, informon policia.

Policia ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin që e dhunoi, ndërsa 34-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos