
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në lagjen 3 të Kavajës, ku një 47-vjeçar ka qëlluar me thikë një moshatarin e tij. Sipas Policisë ai ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
“Më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. I., rreth 47 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital”, njofton Policia.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)