Një 35-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në kryeqytet pasi iu gjet një sasie lënde narkotike, kokainë. Siç bëhet e ditur, A. R., 35 vjeç u arrestua në rrugën "Arben Broci", pasi gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti rreth 320 gramë kokainë.
Nga hetimet rezulton se pasi siguronte kokainën, ai furnizonte disa persona të tjerë që dyshohet se e ndanin dhe e shisnin lëndën narkotike, në doza.
Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe një celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. (A2 Televizion)