Zjarr në një nënstacion elektrik në Korçë, disa zona pa energji

Nga Artin Halili
17 Korrik 2024, 19:55 | Kronikë

Një zjarr ka përfshirë nënstacionin elektrik në lagjen 18 në Korçë. Si pasojë e zjarrit kanë mbetur pa energji elektrike disa zona në Korçë dhe jo vetëm.

Në vendin e ngjarjes ndodhet shërbimi zjarrfikës, por dhe forcat e policisë për vendosur situatën nën kontroll dhe hetuar shkakun e këtij zjarri.

Nga ana tjetër edhe punonjës të operatorit të shpërndarjes dhe transmetimit të tensionit  lartë po punojnë për riparimin e këtij defekti dhe rikthimin e energjisë elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos