U kapën me armë në dorë, gati për të vrarë, zbardhen emrat e 5 të arrestuarve në Sarandë

Nga A2 CNN
4 Gusht 2026, 11:58 | Kronikë

U kapën me armë në dorë, gati për të vrarë,

Janë zbardhur emrat e pesë personave të arrestuar nga Policia, të dyshuar se kishin shkuar në Sarandë me qëllim kryerjen e një atentati.

Të arrestuarit janë:

Sidorel Moriseni, 32 vjeç, banues në Tiranë;

Alfred Kaja, 26 vjeç, banues në Kavajë;

Vitrin Hoxha, 20 vjeç, banues në Kavajë;

Vonis Poka, 31 vjeç, banues në Tiranë;

Franko Bobja, 21 vjeç, banues në Kavajë.

Sipas Policisë, dy prej të dyshuarve, Sidorel Moriseni dhe Alfred Kaja, u kapën në flagrancë në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, teksa kishin nxjerrë nga automjeti dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator. Ata dyshohet se qëndronin në pritë në një zonë pa ndriçim.

Gjatë operacionit u arrestuan edhe tre persona të tjerë: Vitrin Hoxha, Vonis Poka dhe Franko Bobja, të cilët akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se grupi kishte udhëtuar drejt Sarandës me qëllim kryerjen e një vrasjeje. Gjatë kontrollit, Policia sekuestroi dy pistoleta, municion luftarak, një silenciator dhe dy automjete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos