U ndalua nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në bllokun e sigurisë 46-vjeçari

Nga A2 CNN
13 Mars 2025, 07:53 | Kronikë

U ndalua nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në bllokun

Një 46-vjeçar i ndaluar për vjedhje është gjetur i vetëvarur në bllokun e sigurisë në kryeqytet. Mësohet se Donald Greku, i lindur në Berat dhe banues në Tiranë, ishte ndaluar nga Komisariati Nr. 3 për vjedhje.

Ai u konstatua i varur me tutat e tij rreth orës 01:20, nga punonjësi i policisë gjatë kontrollit të radhës dhe menjëherë u njoftua urgjenca, por kur mbërriti ekipi mjekësor ai u konstatua i vdekur.

“Punonjësi i policisë ka konstatuar të ndaluarin të varur në rrjetën e dritares së dhomës dhe ka ndërhyrë menjëherë duke kërkuar ndihmë nga punonjësit e tjerë. Në përpjekje për ta mbajtur të ndaluarin të ngritur, njëri nga punonjësit ka prerë rrobën me të cilën ishte vetëvarur dhe është njoftuar menjëherë urgjenca. Shërbimi mjekësor ka mbërritur në vend, ku ka konstatuar se i ndaluari kishte ndërruar jetë”.

Sipas Policisë 46-vjeçari Donald Greku “kishte deklaruar se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe pas vizitës në shërbimin e toksikologjisë, mjekët nuk kishin përcaktuar dozë metadoni, pasi dhe nga kontakti me qendrën “Aksion Plus”, është konfirmuar se ai nuk figuronte i regjistruar si përdorues metadoni. Në rekomandimin mjekësor të lëshuar nga mjeku i bllokut të sigurisë, ishte vendosur qetësuesi Xanax, i cili i është dhënë të ndaluarit sipas këtij rekomandimi”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos