U përdor në atentatin e Don Boskos, gjendet e djegur makina e autorëve

Nga A2 CNN
3 Shtator 2024, 17:20 | Kronikë

U përdor në atentatin e Don Boskos, gjendet e djegur makina e

Automjeti i shkrumbuar në foton e mësipërme  të siguruar nga A2 CNN, është përdorur nga autorët e atentatit, që la të plagosur në Don Bosko 22-vjeçarin Ronaldo Metushi dhe 45-vjeçarin Kastriot Elezi.

Mjeti është gjetur i djegur në zonën e Qerekës, territor nën varësinë e Komisariatit Nr. 5. Për automjetin në fjalë, Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha në deklaratën për mediat nga vendngjarja, se nga brenda tij është qëlluar në drejtim të lokalit ku po konsumonin kafen dy të plagosurit, raporton A2.

Brenda këtij mjeti është gjetur edhe një armë zjarri, për të cilën ekspertiza është duke kryer veprimet e mëtjeshme hetimore.

“Jemi duke kontrolluar në të gjithë zonën për kamerat e sigurisë në biznese dhe ato publike. Në territorin e Komisariatit Nr. 5 është gjetur një automjet i djegur, që ka përputhshmëri me atë të përdorur nga autorët, janë identifikuar targat që nuk janë të vjedhura, por numri i shasisë nuk përputhet me automjetin origjinal. Vazhdojnë hetimet, janë sekuestruar 7 gëzhoja të qitura nga një armë zjarri e tipit të papërcaktuar ende. Në automjet është gjetur edhe një armë zjarri që po ekzaminohet nga grupi hetimor”, deklaroi Vocaj, përcjell A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos