U përplas nga dy automjete, humb jetën këmbësori në aksin rrugor Laç-Patok

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2023, 21:09 | Kronikë

U përplas nga dy automjete, humb jetën këmbësori në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Kurbin. Bëhet e ditur se një këmbësor është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të "Mbikalimi i Patokut".

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, ndërsa këmbësori, i cili nuk është identifikuar ende, pas përplasjes së parë, është përplasur edhe nga një automjet tjetër.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasjet, këmbësori ka humbur jetën. Ndërkohë, të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos