U përplas nga një automjet teksa kalonte rrugën, humb jetën i moshuari në Fier

Nga A2 CNN
22 Shtator 2024, 13:39 | Kronikë

U përplas nga një automjet teksa kalonte rrugën, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në unazën e qytetit të Fierit. Një këmbësor është goditur nga një automjet dhe për pasojë ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Sipas informacioneve të para, i moshuari po kalonte nga njëra anë e rrugës për te tjetra, në momentin që u përplas nga automjeti.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje pëR të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Fier/ Informacion paraprak

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. J., 47 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. B., 75 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos