"2 egjiptianët që i bënë atentat kryeministrit të Egjiptit u kapën në Tiranë"- Ish drejtori i Policisë: U varën mes Kajros

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2025, 23:09 | Kronikë

Veli Myftari, ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, tregoi historinë se si u kapën në vendin tonë dy egjiptianë që i kishin bërë atentat kryeministrit të Egjiptit.

“Ka pasur një goditje të bukur të dy elementëve që ishin nga Egjipti. U varën mes Kajros ata. Ishte në bazë të informacioneve që na vinin nga partnerët, i mori SHIK-u dhe së bashku me ne pastaj e realizuam kapjen dhe largimin e tyre. Dy personat i kishin bërë atentat kryeministrit të Egjiptit. Me qëllime terrorizmi, kishin ardhur tek ne, rrinin të fshehur diku. Ishin në kërkim si elementë të rrezikshëm”, tha Myftari.

Më tej, ai bëri një apel të fortë: “Duhet të gjithë të jemi në këmbë për goditjen e veprave të tilla të mëdha sepse sjellin pasoja pa diskutim. Të gjithë shërbimet e shtetit, të gjithë strukturat e shtetit, shoqëria shqiptare, nuk ka gjë që nuk arrihet. Edhe elementë të veçantë, që janë sot në grupim apo individë të veçantë, ekzekutorë apo urdhërues, do ta kenë një fund dhe fundi dihet. S' ka pasur jetëgjatësi asnjëherë krimi. Do eleminohen në çdo formë. A do vriten ata vetë me njëri-tjetrin, a do të realizohet kapja e tyre nëpërmjet formave policore dhe deri në ekzekutime të ndryshme. Ndaj, të jemi të sigurtë se do të bëhet ajo që është më e mira për të gjithë popullin, për njerëzit, për shtetin”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos