I vuri zjarrin stallës në Golem, arrestohet 25-vjeçari

Nga A2 CNN
6 Shtator 2024, 09:44 | Kronikë

Policia e Kavajës ka arrestuar një 25-vjeçar, i identifikuar si Edison Ajazi, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin stallës së bagëtive në pronësi të kushëririt të tij, për motive të dobëta, shkruan A2 CNN.

Nga përhapja e flakëve është djegur objekti njëkatësh ngjitur me stallën e bagëtive, një sasi e konsiderueshme baze ushqimore për bagëtitë dhe sipërfaqja e tokës përreth.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos