Ushtroi dhunë ndaj të bijës 19-vjeçare, arrestohet nëna

Nga A2 CNN
30 Korrik 2025, 12:38 | Kronikë

Ushtroi dhunë ndaj të bijës 19-vjeçare, arrestohet

Një nënë 38-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj 19 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen M. K., 38 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj 19 vjeçe”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos