Vdes tragjikisht 60-vjeçari në Korçë

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2025, 14:39 | Kronikë

Vdes tragjikisht 60-vjeçari në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Korçë, ku një 60-vjeçar është gjetur në gjendje të rëndë në një rrugë të qytetit dhe ka ndërruar jetë vetëm pak minuta më parë në spitalin e Korçës.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se 60-vjeçari dyshohet se ka qenë i dehur dhe ka kaluar natën në atë gjendje dhe më pas u transportua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë Policia po kryen veprimet e mëtejshme lidhur me rastin në fjalë, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos