VIDEO/ ‘Çmendet’ adoleshentja shqiptare, bën thirrje live për vrasjen e mësueseve: T’i çojmë në...

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2024, 21:41 | Kronikë

VIDEO/ ‘Çmendet’ adoleshentja shqiptare, bën thirrje

Vetëm pak ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë, teksa po diskutohet për mbylljen e rrjetit social Tik Tok, një vajzë e mitur ka bërë thirrje përmes rrjeteve sociale për vrasjen e mësueseve.

Video është bërë virale dhe tregon agresivitetin te të rinjtë në Shqipëri dhe dëshirën që mbizotëron te ata për të shkaktuar dhunë.

“Zyshën e Biologjisë të vrisni, edhe të Kimisë dhe të Biologjisë. Edhe të Letërsisë. Të tre në të arushës” , thotë e reja.

Nëse futesh në llogarinë e të miturës në Tik Tok, shikon një fjalor tejet banal të përdorur nga ajo, i cili përmes rrjeteve sociale afekton edhe të rinjtë e tjerë.

Pavarësisht nëse mbyllet apo jo, ata që hyjnë në Tik Tok, e kuptojnë lehtësisht se çfarë mënyre komunikimi kanë një pjesë e të miturve që e përdorin këtë rrjet social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos