Vinte nga Madridi, arrestohet 40-vjeçari me ID false në Rinas, do ekstradohet në Itali

Nga A2 CNN
12 Maj 2025, 14:48 | Kronikë

Vinte nga Madridi, arrestohet 40-vjeçari me ID false në Rinas, do

Një 40-vjeçar që ka tentuar të hyjë në Shqipëri me identitet fals, pasi ishte i dënuar në Itali, është arrestuar nga efektivët e Policisë Kufitare.

Policia bën me dije se ai rezulton i dënuar me 5 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, për vjedhje me dhunë dhe u ndalu me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë konstatuar në hyrje të Shqipërisë, se shtetasi Eduart Isaku, 40 vjeç, i cili udhëtonte nga Madridi, kishte paraqitur dokumente me identitet fals (me gjeneralitete Ermir Isaku). Nga verifikimet e mëtejshme dhe shkëmbimi i informacioneve në kohe reale, ndërmjet strukturave të INTERPOL, ka rezultuar se ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences, në vitin 2018, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos