
Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës. Hyseni është futur në territorin e Kosoves në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë. Nga kjo pikë Vlora Hyseni u shoqërua drejt Shqipërisë.
Vlora Hyseni, është zyrtarisht në hetim nga SPAK, e pezulluar nga detyra dhe e detyruar të izolohet në shtëpi.
Me kërkesë të dy prokurorëve që po hetojnë dosjen “AKSHI” Gjykata e Posaçme urdhëroi këto masa sigurie, pas dyshimeve se teksa qëndronte në kupolën e shërbimit inteligjent ka konsumuar dy vepra penale, “përkrahje të autorit të krimit” dhe “nxjerrje të sekretit”.
Po sot, kryeministri Edi Rama bëri me dije nga Nju-Jorku se ka shkarkuar Vlora Hysenin nga drejtimi i SHISH pas veprimeve dhe akuzave të drejtësisë për nxjerrje të sekreteve shtetërore.
(A2 Televizion)