SPAK ka publikuar raportin vjetor për 2024, duke evidentuar sfidat dhe presionet me të cilat është përballur gjatë vitit.
Në raport theksohet se Prokuroria e Posaçme ka qenë objekt i ndërhyrjeve nga krimi i organizuar, politika dhe media, gjë që ka ndikuar në pavarësinë e institucionit dhe efektivitetin e hetimeve, shkruan A2.
SPAK kërkon një reagim më të koordinuar nga institucionet përgjegjëse për të garantuar mbrojtjen e integritetit të prokurorëve dhe proceseve hetimore. Një tjetër shqetësim i ngritur është numri i ulët i referimeve për korrupsion dhe krim të organizuar nga institucionet publike dhe Policia e Shtetit.
SPAK kërkon përmirësimin e bashkëpunimit dhe rritjen e angazhimit të këtyre institucioneve në luftën kundër krimit. (A2 Televizion)