Vrasja e Ilaria Sulës, rrëfehet i dashuri filipinez: E vrava kur prindërit ishin në shtëpi, trupin e futa në valixhe

Nga A2 CNN
2 Prill 2025, 17:39 | Kronikë

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen në Itali të 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, trupi i pajetë i së cilës u gjet në një valixhe, në një zonë të pyllëzuar.

I dashuri i saj filipinez, Mark Samson ka rrëfyer se e ka vrarë Ilarian në shtëpinë e tij dhe në një kohë kur prindërit e tij ndodheshin aty, por kjo nuk i përfshin ata në hetim.

23-vjeçari u dërgua në komisariat në agim ku u mor në pyetje nga prokurorët e koordinuar nga zv/prokurori Giuseppe Cascini, i prokurorisë së Romës. Gjatë marrjes në pyetje që ka zgjatur disa orë, ish i dashuri i saj ka orientuar hetuesit drejt valixhes ku kishte vendosur trupin e pajetë të 22-vjeçares.

Ai tha në polici se Ilarian e kishte goditur disa herë me thikë në banesën e tij që ndodhet në Via Homs. Samson më pas ka zbuluar se kufomën e ka futur në një makinë për ta transportuar drejt pyllin që ndodhet 40 kilometra larg kryeqytetit.

I riu po ashtu ka treguar se kishte hequr qafe thikën duke e hedhur në një kazan mbeturinash dhe celularin, të cilin e kishte hedhur në një pusetë në zonën e Montesacro, por dy objektet nuk janë gjetur ende.

Pas krimit ai ka vazhduar të përdorë celularin e Ilarias, duke fshirë rrjetet sociale dhe duke u shkruar miqve të shqiptares. Në përpjekje për të larguar dyshimet, ai shkoi edhe në shtëpinë e shoqes së Ilarias, duke u shfaqur i shqetësuar për zhdukjen e saj.

Vrasja e Ilaria Sulës, rrëfehet i dashuri filipinez: E vrava kur

Megjithatë, gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët, ai nuk ka dashur të japë shpjegime për mënyrën e kryerjes së krimit, se kur ka ndodhur, për motivin dhe pse e ka hedhur trupin pikërisht në atë pyll në fund të një përroi, pranë bashkisë së Polit.

Më vjen keq për atë që bëra”, tha ai para hetuesve që e lidhën motivin me përfundimin e marrëdhënies romantike. Akuzat që rëndojnë ndaj Samson janë “vrasje me dashje” dhe “fshehje e kufomës”.

Ilaria ishte larguar nga shtëpia mbrëmjen e 25 marsit, pa u treguar shoqeve të dhomës. Dhe që atëherë askush nuk e kishte parë. Zhdukja e 22-vjeçares u kthye në një tragjedi. Mëngjesin e sotëm në të gdhirë trupi i studentes së Statistikave në Universitetin Sapienza, u gjet në një zonë të pyllëzuar në bashkinë e Polit, një orë me makinë larg Romës, rreth 40 kilometra në lindje të kryeqytetit.

Pozicioni i prindërve të Mark Samson

Vonë në mëngjes, prindërit e djalit u morën nga banesa në Via Homs ku ndodhi vrasja. Ata duhet të merren ende në pyetje nga hetuesit dhe prokuroria, por sipas ligjit italian nuk mund të hetohen për ndihmë ndaj djalit të tyre.

Çështja do të ndryshonte në rastin e bashkëpunimit në vrasje. Duhen prova për të mbështetur një akuzë të tillë dhe ende është e paqartë nëse dy prindërit kanë qenë në dijeni të asaj që po ndodhte në banesën e tyre. Aq më pak nëse ata kanë luajtur një rol në vrasjen e Ilaria Sulës.

Reagimi i vëllait të Ilaria Sulës

Familja e Ilarias është e dëshpëruar. Nëna u ndje e sëmurë këtë mëngjes. "Nuk mund ta shpjegojmë. Pse e bëri? Nuk e kuptojmë pse e bëri, vetëm ai e di”, tha Leon, vëllai i vogël i 22-vjeçares, i cili ka mbërritur në kryeqytetin italian me familjen e tij.

“Kam folur me Ilarian herën e fundit dy javë më parë, sepse ajo erdhi të na vizitojë në Terni”, kujton ai. “Ajo ishte e qetë dhe nuk më thoshte për problemet. Pastaj vetëm mesazhe, por nuk jam i sigurt që i shkruante”, thotë vëllai i së ndjerës.

Vrasja e Ilaria Sulës, rrëfehet i dashuri filipinez: E vrava kur

Sa i përket Samsonit, ai zbulon: “E njihja, ishin bashkë për një vit por u ndanë”.

Ilaria Sula ishte me origjinë nga Terni. Familja e shqetësuar paraqiti një ankesë në stacionin e policisë në San Lorenzo. Emri i saj ishte futur në bazën e të dhënave për kërkim dhe policia nisi menjëherë ato, fillimisht me thirrje të shumta në rrjetet sociale.

Ilaria ndante një apartament me 4 studente në distriktin universitar të San Lorenzos. “Ajo u largua nga shtëpia në orën 21:30 të së martës, më 25 mars, pa thënë lamtumirë”, thanë ata.

"Ajo nuk i tha askujt se ku po shkonte. Ne nuk pamë asgjë të çuditshme. Por që atëherë, ne nuk e kemi parë apo dëgjuar nga ajo", rrëfyen shoqet e dhomës së 22-vjeçares.

Rektorja e Universitetit të Sapinezas, Antonella Polimeni e cilësoi vrasjen e Ilarias si “mizore dhe brutale, që na lë pa fjalë dhe zemërthyer”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos